Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ditën e sotme pas njoftimit të ndërmarrjes publike “Termokos” se do ndërprisnin furnizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët.
Ahmeti, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se ngrohja duhet të jetë prioritet dhe se këto politika nuk kanë vend në një vend me 1.7 milion banorë që nuk di si të lursejë pasi gjithë kohës mendon që tjetri s’po bën të njëjtën gjë. Sipas tij ka mënyra të tjera se si qeveria mund t’i shtyjë qytetarët të kursejnë e kjo do ishte nëpërmjet inkurajimeve. Ai jep si shembull pagimin e faturës nga shteti nëse një familje tregon se ka harxhuar 30% më pask energji nga viti i kaluar. Kjo do ndiohmonte ato familje që nuk kanë mundësi aq të mira ekonomike teksa çmimi për kilovat duhej të rritej nëse kalohej një nivel i caktuar.
“Termokosi e paska ndal ngrohjen ia sepse nuk furnizohet me rrymë – kogjenerim nga KEK. Gabim – ngrohja duhet të jetë prioritet. Termokosi 25 më energji elektrike o kthen në 140 më termike. Edhe ka ngrohje edhe kursehet rrymë. Këshillat e qeverisë për kursim të rrymës nuk kanë efekt në një vend me 1.7 milion banorë pa vetëdije kolektive për kursim. Kjo edhe dëshmohet nga Teoria e Lojës në Ekonomi. Fakti që çdo njeri mendon se kojshia nuk po kursen e humb motivin për me kursy vetë. Si aktivizmi ekologjik ku sado që disa aktivistë angazhohen për lumenjtë kemi shumë herë më shumë keqpërdorues. Atëherë ska as motiv për tu angazhuar. Propozim – politikë më e mirë do ishte kjo – çdo ekonomi familjare që dëshmon se e ka ulur faturën për 30 përqind krahasuar me vitin e kaluar (mesatarja e dhjetorit, janarit, shkurtit dhe marsit) shtetj të ja paguaj faturën e rrymës (Deri në vlerë 100 euro). Atëherë motivi është financiar dhe targeton ata që janë në gjenjdje më të rëndë ekonomiko sociale me pagesë të faturës së rrymës. Ndërsa do duhej shtrenjtuar konsumin mbi një nivel të caktuar të shpenzimit“, tha ai.
Sipas Termokos, arsye për këtë ndërprerje është pamundësia për t’u furnizuar me avull nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK.