Shpenzuan shumën e majme për të parë Ronaldon, babë e bir zhgënjehen për herë të tretë

0

Tifozi i Manchester United, Chris Broome, ka mbetur i zhgënjyer për herë të tretë pasi shkoi në “Old Trafford” me djalin e tij Zak për të parë nga afër Cristiano Ronaldon.

Sa herë që Chris Broome dhe djali i tij Zak shkojnë në Old Trafford, Ronaldo nuk luan për shkak të një dëmtimi ose trajneri e lë pushim. Kjo i ndodhi tri herë. Ai fillimisht u përpoq t’ia tregonte Ronaldon djalit të tij 12-vjeçar live në vitin 2020 kur luante te Juventusi, por në atë sfidë asi portugez ishte lënë pushim nga trajneri.

Më pas Chris u përpoq të bënte të njëjtën gjë në derbin e Manchesterit në mars, por Ronaldo nuk luajti për shkak të një dëmtimi të papritur pak para ndeshjes.

Provoi për herë të tretë në fundjavë kundër Leicesterit, por Ronaldo mungoi sërish në fushë.

“Më kushtoi një shumë të madhe parash. I premtova Zakut se do ta çoja për të parë Ronaldon, kështu që do ta bëj sa më shpejt që të jetë rasti”, tha Chris për Sun.

Akoma më i habitshëm është fakti se Chris shpenzoi 3900 euro për të parë Ronaldon.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq për familjen Broome, ata u zhvendosën në Somerset, kështu që udhëtuan gjithsej më shumë se 3,300 milje për të parë Ronaldon. Sa herë mbetën pa atë kënaqësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu