Shpërndante kokainë të ndarë në doza, arrestohet 31-vjeçari në Durrës (EMRI)

0

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 31-vjeçarin Sajmir Sina, pasi transportonte kokainë në qytet.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit të riut iu gjet edhe një mjet prerës, (biçak).

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

NJOFTIMI:

Durrës/Goditet një tjetër rast i shpërndarjes në doza, të drogave të forta.

Shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari, të cilit gjatë arrestimit iu gjet edhe një mjet prerës (biçak).

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dozat e dyshuara të lëndës narkotike kokainë dhe mjeti prerës (biçak).

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të shpërndarjes në doza të drogave të forta, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës.

Gjatë kontrollit, 31-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në disa doza, të gatshme për shitje.

Në momentin e arrestimit shtetasi S. S. mbante edhe një mjet prerës (biçak) që gjithashtu iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu