Skandali i publikimit të të dhënave personale dhe pagave të qytetarëve shqiptarë ka sjellë reagime të shumta , kryesisht ku sulmohet qeveria, pasi nuk ka mundur të mbajë private detajet personale të qytetarëve të saj.
Ndërkohë, deputeti socialist Erion Braçe e ka quajtur shantazh politik publikimin e databazës së dytë me pagat e muajit prill, pasi thotë se ky “file” është prodhuar në 26 Prill dhe 6 Maj, duke patur si qëllim destabilizimin pas zgjedhjeve.
TANI ESHTE SHANTAZH POLITIK! KA NJE QELLIM! DESTABILIZIM!
File i Prillit eshte prodhuar ne 26 Prill dhe 6 Maj, PA LIDHJE ME ZGJEDHJET; I LIDHUR QARTE ME QELLIMIN: DESTABILIZIM PAS ZGJEDHJEVE!
Me zjarr nuk ja dolen; Me parate ne leter po provojne”, shkruan Braçe.