Shpërndau foton pro Izraelit, qindra nxënës protestojnë kundër mësueses hebreje në Nju Jork

0

SHBA- Një shkollë e mesme e qytetit të Nju Jorkut u vu në qendër të vëmendjes pasi 400 nxënës protestuan kundër mësueses së tyre hebreje që ndau një qëndrim pro izraelit në mediat sociale.

Një video në mediat e huaja tregon se si nxënës të shkollës se mesme Hillcrest, në të cilën mësojnë rreth 2,500 studentë në Xhamajka, Queens, vraponin nëpër salla, duke kërcyer dhe valëvitur flamuj. Por klipi tërhoqi kritika të ashpra, duke përfshirë edhe kryebashkiakun Eric Adams, i cili e dënoi atë si një shfaqje të ndyrë antisemitizmi.

Në një konferencë shtypi të hënën, kancelari i shkollave të Nju Jorkut, David Banks u lut për mirëkuptim, duke vënë në dukje se protesta është një shembull tjetër i tensionit nga lufta Izrael-Hamas që ka efekte përhapëse në shkolla dhe kampuset e kolegjeve në SHBA.

Protesta kishte në shënjestër një mësuese hebreje e cila ndryshoi foton e profilit të saj në rrjetet sociale në një foto të saj duke mbajtur një tabelë “Unë qëndroj me Izraelin”.

Mësuesi u zhvendos në një vend të sigurt dhe shkolla mori masa të shpejta për ta qetësuar shkollën, tha Banks. Sipas raportimeve, kjo është një shkollë, ku një pjesë e mirë e nxënësve janë muslimanë dhe si e tillë ndihen më afër popullit palestine. Autoritetet e shkollës, gjatë bisedës me nxënës që morrën pjesë në protestë, zbuluan se i vetmi burim i marrjes së informacionit për ta është platforma Tik-Tok.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu