Shpërthen bombola e gazit, lëndohet një person

0

SHKODËR- Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në lagjen Dergut në Shkodër. Si pasojë shpërthimit një grua ka pësuar dëmtime të lehta fizike jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:11, në lagjen Dergut, në banesën e shtetases A. M., ka shpërthyer një bombël gazi dhe për pasojë shtetasja A.M, ka pësuar dëmtime të lehta fizike jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu