Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Tiranë, lëndohet një grua

0

Një banesë në rrugën “Altin Basha” në kryqytet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure. Shkak i rënies së zjarrit në banesën private është bërë shpërthimi i një bombole gazit.

Si pasojë e shpërthimit është lënduar një grua e moshës 85-vjeçare, e cila është transportuar me urgjencë në spital.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.

“Më datë 27.09.2023, rreth orës 11:45, në rrugën “Altin Basha”, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja S. Xh., 85 vjeçe, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu