Shpërthen bombola e gazit në shtëpi, 60-vjeçarja pëson djegie trupore

0

MALIQ- Një 60-vjeçar ka shkuar në spitalin e Pogradecit me djegie të rënda trupore. Mësohet se të moshuarës i ka shpërthyer bombola e gazit në banesë, ndërkohë që ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak Më datë 10.07.2022, rreth orës 21:00, jemi njoftuar se në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar shtetasja F. Gj., rreth 60 vjeçe, banuese në fshatin Podgorie, Maliq, me djegie trupore, të cilat dyshohet se i janë shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në banesën e saj. Aktualisht kjo shtetase ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu