LUSHNJE- Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në fshatin Kolonjë të Lushnjes. Mësohet se zjarri nga shpërthimi i bombolës së gazit ka shkrumbuar banesën e personit Luan Hoxha.
Ndërkohë që fatmirësisht nga shpërthimi i bombolës nuk ka të lënduar në njerëz. Po ashtu bëhet me dije se bombola ka shpërthyer në momentin që zonja e shtëpisë po gatuante.