Shpërthen bombula e gazit në banesë shqiptarit, humb jetën shqiptari në Itali

0

ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistuar në komunën Cellole në Napoli të Italisë. Mësohet se një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e një shqiptari. Për shkak të shpërthimit 67-vjeçari shqiptar ka marrë plagë të shumta në trup dhe pas tre ditësh në luftë me jetën ka vdekur.

67-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin Cardarelli në Napoli, ku ishte shtruar në repartin e djegieve. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, por dyshoeht se shpërthimi ka ndodhur për shkak të një defekti, rrjedhjeje. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjës dhe shkaqet që sollën shpërthimin e bombolës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu