Sot rreth orës 11:50, në lagjen “Guerrile”, shpërtheu një bombol gazi në banesën e N. G., 51 vjeç.
Shpërthimi shkaktoi zjarr që dëmtuan pronën, por nuk pati të lënduar. Policia dhe zjarrfikësit arritën menjëherë dhe e kontrolluan situatën. Hetimet për të zbuluar shkakun e shpërthimit vazhdojnë.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:50, në lagjen “Guerrile”, dyshohet për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. G., 51 vjeç.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin. Nga përhapja e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.