Shpërthen në flakë fabrika e lëngjeve në Libohovë, dëme të shumta materiale

0

Fabrika e lëngjeve në Libohovë është përfshirë nga flakët.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se një shkëndijë zjarri është bërë shkak për flakët.

Deri më tani, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Libohovës, Gjirokastrës e Dropullit të të cilët po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu