Shpërthen në flakë furgoni, bllokohet qarkullimi në segmentin…

0

Një furgon sprint ngarkuar me goma digjet plotësisht. Ngjarja pak minuta më parë në rrugën nacionale Levan – Tepelenë, në afërsi të fshatit Iliras, Memaliaj.

Furgoni është djegur në ecje dhe plotësisht, pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse. Djegja e furgonit ka vështirësuar qarkullimin për disa minuta në këtë segment rrugor.

Shoferi Gjiton Mullai ishte nisur nga Tirana për në Sarandë.