Merr flakë linja e tensionit të lartë në zonën e Zhupanit në Fier, mbetet pa energji elektrike e gjithë zona.
Paraprakisht dyshohet banorë të zonës i kanë vënë flakën mbetjeve ndërsa zjarri është përhapur duke djegur edhe kabullin e linjës së tensionit të lartë që kalon pikërisht aty.
Menjëherë pranë vendit të ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse ndërsa është bërë edhe stakimi i energjisë për të shmangur dëmet në rrjet.
Për ngjarjen janë njoftuar edhe uniformat blu që kanë shkuar pranë vendit kur kanë rënë flakët.