Po xhironin klipin e dasmës, çiftit në Llogara u shpërthen në flakë “BMW X5”.
Një mjet tip “BMW X5” është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Një çift nga Vlora, i cili kishte dalë për të realizuar klipin e dasmës është përballuar me një ngjarje të rrezikshme.
Makina e tyre ka marrë flakë në aksin Vlorë-Llogora dhe për pasojë është djegur plotësisht.
Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.