Gjatë provës raketa “Starship” e kompanisë SpaceX , shpërthen

0

Fluturimi i dytë provë i raketës futuriste “Starship”, e kompanisë SpaceX, përfundoi me një tjetër shpërthim të martën.

Kompania e sipërmarrësit Elon Musk e lëshoi prototipin e raketës “Starship” në pjesën juglindore të Teksasit, dy muaj pasi prova e mëparshme përfundoi me një shpërthim të madh.

Raketa prej çeliku arriti lartësinë e synuar prej 10 kilometrash, pak më poshtë se prova e fundit. Gjithçka dukej se po shkonte mirë, ndërsa raketa 50 metra e gjatë ra në pozitë të pjerrët dhe filloi të zbriste. Por ajo nuk arriti të drejtohej në kohë për një ulje të sukseshme dhe u përplas në tokë.

“Duhet të punojmë ende për realizimin e zbritjes”, tha inxhinieri i kompanisë SpaceX, John Insprucker. “Duhet të kujtojmë se fluturimi ishte një provë”, shtoi ai.

Një prototip tjetër i raketës “Starship”, ndodhej shumë afër vendit të nisjes në Boca Chica të Teksasit, gjatë provës të së martës, që zgjati 6.5 minuta.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu