Shpërthim i fuqishëm në një kompleks pallatesh në Glyfada të Greqisë, dëme të shumta

0

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një kompleks pallatesh në Glyfata të Greqisë.

Fourthiotis, 6 ditë pasi dikush hapi zjarr me kallashnikov
Lënda plasëse ka shpërthyer rreth orës 03:00 të mëngjesit në hyrjen e njërit prej pallateve të kompleksit, ndërsa sipas informacioneve të para, kanë qenë persona të panjohur, të cilët kanë vendosur lëndën plasëse në hyrje të kompleksit të pallateve 5-katëshe.

Sipas policisë, nga shpërthimi i fortë janë dëmtuar edhe dy makina të parkuara aty pranë, ndërsa po kryhen kontrolle edhe në bodrumet e pallatit ku ndodhi shpërthimi për të parë nëse ka edhe aty dëme, pasi mësohet se në garazh janë të parkuara mjete luksoze si: Ferrari, BMW e Mercedes Benz.

Marrë nga cnn.gr

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu