RUSI- Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombe në makinën e shkrimtarit rus Zakhar Prilepin, i cili ka ngelur i plagosur. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në rajonin e Nizhny Novgorod.
“Sipas raporteve fillestare, një person mbeti i vrarë nga shpërthimi dhe shkrimtari Zakhar Prilepin, i cili ishte në makinë, u plagos në rajonin e Nizhny Novgorod, i cili është në një distancë prej 400 kilometrash (250 milje) nga Moska.”- deklaroi ministria.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova njoftoi gjithashtu se Uashingtoni dhe NATO ushqyen një tjetër celulë terroriste ndërkombëtare, regjimin e Kievit.