Shpërthim me tritol në Lushnje

0

Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lushnje.

Mësohet se tritoli ka shpërthyer në banesën e Altin Lamçe, tregtar në tregun e fruta-perimeve.

Banesa është në pronësi të shtetasit Arben Turku, i cili ndodhet në emigrim por aktualisht në banesë jeton tregtari Altin Lamce.

Kjo është hera e tretë që banesës së tij i vihet tritol. Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia pèr ngjarjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu