Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e kaluar jashtë një klinike fertiliteti pranë qendrës së Palm Springs, Kaliforni, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 sipas orës lokale, në një zonë të frekuentuar pranë disa bizneseve, përfshirë edhe Qendrat Amerikane Riprodhuese.
Sipas zyrtarëve të FBI-së, shpërthimi konsiderohet si një akt i qëllimshëm terrorizmi. Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet kanë një person të dyshuar nën hetim.
Fatmirësisht, klinika njoftoi se asnjë nga punonjësit apo pacientët nuk është lënduar. Disa ndërtesa përreth kanë pësuar dëmtime si pasojë e shpërthimit. Zyra e guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Neusom, konfirmoi se ai është informuar për situatën dhe po ndjek zhvillimet nga afër.