INDI- Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në një fabrikë të prodhimit të farmaceutikëve në shtetin Andhra Pradesh të Indisë jugore, ku si pasojë kanë mbetur 15 persona të vrarë.
“Numri i të vdekurve tani është 15 dhe ka gjasa të rritet. Gati 40 njerëz janë plagosur. Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar,” thanë autoritetet, duke shtuar se dyshohet se ka pasur një shpërthim në reaktorin kimik.
Zjarri shpërtheu pasdite në njësinë e prodhimit privat të Escientia Advanced Sciences prej 40 hektarësh që ishte funksionale që nga viti 2019 në distriktin Anakapalli të shtetit. Gjithashtu vitin e kaluar, dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën në një aksident të ngjashëm zjarri që shpërtheu në një reaktor tretës në një njësi të Sahithi Pharma në rrethin Anakapalli.