Shpërthim në një rafineri në Turqi

0

TURQI- Një shpërthim i fortë është regjistruar mesditën e sotm në rafinerinë “Tupras” në Nikomedia në Turqi. Shpërthimi ndodhir rreth 95 kilometra në lindje të Stambollit. Rafineria ku ndodhi shperthimi është një nga njësitë industriale më të mëdha në Turqi. Deri më tani nuk ka raportime për të vdekur apo të lënduar. Sipas raportimeve në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëse dhe ambulanca. Më tej theksohet se punonjësit e rafinerisë janë evakuar.

Shpërthimi ka shkaktuar një lëkundje që është ndjerë në zonat përreth, ndërkohë që nga vendi i rafinerisë ka dalë tym. Në lidhje me ngjarje ka dalë në një deklaratë kryebashkiaku i rajonit i cili u shpreh se shpërthimi ndodhi gjatë një stërvitje të planifikuar dhe tani gjithçka është nën kontroll të plotë. Sipas mediave turke, shpërthimi ndodhi gjatë shpimit në rafinerinë më të lartë të naftës në vend.

“Shpërthimi ndodhi gjatë një stërvitje të planifikuar dhe tani gjithçka është nën kontroll të plotë. Nuk ka nevojë për shqetësim, qytetarët tanë nuk duhet të shqetësohen. Po ju përcjell informacionin që kam marrë nga shefi i Shërbimit Zjarrfikës, nuk ka pasur asnjë kërkesë për ndihmë nga ne dhe nuk raportohet për të lënduar,” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu