Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në zyrat qendrore të një kompanie në Kosovë që merret me Distribuim me Energji Elektrike. Deri tani raportohet se një person është lënduar, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetë.
KED-s bën të ditur se gjatë procesit të rregullimit të një prishjeje që furnizon një pjesë të lagjes Ulpiana, ka ndodhur një aksident në nënstacionin Prishtina 6 110/10KV. Ky nënstacion përfshinë daljet që furnizojnë qendrën, Ulpianën dhe një pjesë e Bregut të Diellit, Dardanisë dhe Aktashit.
“Si pasojë e këtij aksidenti një punëtor i KEDS është lënduar. Fatmirësisht, sipas informative që kemi marrë nga emergjenca që punëtori ynë është jashtë rrezikut për jetë“Ekipet tona tanimë janë duke punuar në rregullimin e prishjes dhe energjizimin e nënstacionit”, thuhet më tej.