Shpërthim pranë ambasadës izraelite në Qipro, 4 të arrestuar

0

Një shpërthim pranë ambasadës izraelite në Nikosia ka ndodhur herët në mëngjes të së shtunës. Sipas një publikimi të gazetës “Phileleftheros”, ngjarja ka ndodhur në orën 1:37, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar efektivë të Policisë, mes të cilëve edhe piroteknikë.

Nga testimet, në një distancë prej rreth 30 metrash nga ambasada u gjet një objekt i vogël metalik me një sasi shumë të vogël të lëndës plasëse, i cili shpërtheu pa shkaktuar dëme.

Sakaq për ngjarjen janë arrestuar 4 persona. Këta të fundit dyshohet se janë nga Siria.