Shpërthim vullkanik në Indonezi, 13 persona humbin jetën, dhjetëra të plagosur

0

Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një vullkan shpërtheu në ishullin Java të Indonezisë të shtunën. BBC shkruan se banorët u filmuan duke ikur nga një re gjigante hiri nga mali Semeru.

Videoja tregon fshatra të tëra të varrosura në hirin vullkanik deri në çati, dhe vendasit kanë përshkruar tymin e dendur që bllokon Diellin, duke i lënë ata në errësirë.

Zyrtarët thanë se të paktën 57 persona janë plagosur, shumë prej të cilëve kanë pësuar djegie të rënda. Një zëdhënës i agjencisë indoneziane për zbutjen e fatkeqësive (BNPB) tha se të lënduarit po trajtoheshin në spitale dhe objekte të ndryshme mjekësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu