Shpërthime të fuqishme në Iran, raportohet për 53 të vdekur

0

Shpërthime të fuqishme janë raportuar pasditen e të mërkurës pranvë varrit Qassem Soleimani në qytetin Kerman në Iranin juglindor dhe siç raportohet nga media shtetërore 53 persona janë vrarë.

Shpërthimet ndodhën ndërsa turmat u mblodhën në zonë për përvjetorin e katërt të vrasjes së komandantit të Forcës Quds të Gardës Revolucionare në një operacion të SHBA-së në Bagdad.

Shërbimet e shpëtimit raportuan se shpërthimet u shkaktuan nga automjetet që mbanin kamikaz.

Televizioni shtetëror tregoi punonjësit e shpëtimit të Gjysmëhënës së Kuqe duke u kujdesur për të plagosurit në ceremoni, ku qindra iranianë ishin mbledhur për përvjetorin.

“Ekipet tona të reagimit të shpejtë po evakuojnë të plagosurit… Por ka turma që bllokojnë rrugët,” i tha televizionit shtetëror Reza Fallah, kreu i Gjysmëhënës së Kuqe në provincën Kerman .

Soleimani, 62 vjeç në kohën e vdekjes së tij, konsiderohej si një lojtar kyç në operacionet ushtarake të Iranit në Lindjen e Mesme dhe ishte përfshirë për shumë vite në aktivitete në të gjithë rajonin.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu