Shpërthimet që tronditen Kievin mëngjesin e sotëm vetëm disa orë pasi Vladimir Putin “akuzoi forcat ukrainase se shkaktuan shpërthimin e urës në Krime thuhet se kanë shkaktuar viktima dhe të plagosur.
Siç njoftoi Anton Gerashenko, këshilltar i Ministrit të Sigurisë së Ukrainës, një raketë ruse ra pranë monumentit Hrushevsky.
Deputeti ukrainas Alexei Gondsarenko foli për raketat që binin pikërisht në qendër të qytetit. “Veturat po digjen dhe janë dëmtuar xhamat. Ka të vdekur”, ka shkruar ai në Twitter.
Sipas informacioneve, ka të paktën tre shpërthime në qendër të Kievit . “Disa shpërthime ndodhën në lagjen Shevchenkiv në qendër të kryeqytetit,” shkroi kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko në një postim në Telegram.