Shpërthimi i tubit të gazit në Itali, gjenden katër trupa të pajetë

0

Të paktën katër persona kanë humbur jetën kur disa ndërtesa u shembën në qytetin sicilian të Ravanusa pasi një tub gazi shpërtheu. NBCNews shkruan se dy persona u gjetën të gjallë nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

“Përfaqësuesi lokal për Mbrojtjen Civile raporton se janë konstatuar katër viktima”, tha mbrojtja civile e Siçilisë.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin Ravanusa në Siçili. Fillimisht u raportuan për 7 persona të zhdukur, por numri ka shkuar në 11, ndërkohë që me katër vdekjet e sotme numri i viktimave ka shkuar në 6 persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu