Shpërthimi i vullkanit pas tërmetit në Rusi, pamje të pabesueshme të kapura në kamera

0

RUSI- Tronditëse janë pamjet nga vullkani që shpërtheu në Kamchatka të Rusisë. Shpërthimi i një prej vullkaneve më aktivë në Rusi u shkaktua nga tërmeti 7 ballësh që goditi brigjet e gadishullit Kamchatka.

Tërmeti goditi në një thellësi prej 29 kilometrash dhe pati raportime për lëkundje të forta dhe dëmtime mesatare deri të rënda në qytetin më të afërt të Petropavlovsk-Kamchatsky, i cili ka një popullsi prej më shumë se 150,000 banorësh.

Sipas ekipit të reagimit ndaj shpërthimit vullkanik të Kamchatka (KVERT), avionëve u është lëshuar një paralajmërim kodi i kuq, niveli më i lartë i alarmit, për një sasi të konsiderueshme hiri në atmosferë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu