Shpërthimi me bombë në Kandahar, Ja sa shkon numri i viktimave

0

Ka shkuar në 37 numri i viktima dhe mbi 70 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi me bombë në një xhami shiite në qytetin e Kandaharit në Afganistan. Shpërthimi ndodhi ndërsa po mbaheshin lutjet e së premtes pasdite.

Mediat e huaja bëjnë me dije se pritet që numri I viktimave nga shpërthimi të rritet akoma më shumë.  Nderkaq nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e shpërthimit, pasi deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë mbi aktin.

Të premten e kaluar, gjatë një shpërthimi të fuqishëm vetëvrasës në një xhami shiite në Kunduz, një qytet në verilindje të vendit, u vranë të paktën 150 besimtarë dhe u plagosën shumë të tjerë.

Shteti Islamik në provincën Khorasan (IS-Khorasan), degë e Shtetit Islamik në Afganistan, mori përgjegjësinë për sulmit në Kunduz dhe paralajmëroi për të tjera akte të dhunshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu