Ditën e sotme janë publikuar pamjet video të momentit të vendosjes së eksplozivit në makinën e efektivit të policisë, Lulzim Kastrati në Durrës.
“Fax News” ka publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë të cilat kanë fiksuar një person kur afrohet dhe më pas ulet në gomën e parë të makinës për të vendosur lëndën plasëse nga krahu i shoferit.
Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 17 të qytetit të Durrësit, ku objektiv ka qenë makina e punonjësit të policisë me emrin Lulzim Kastrati, me detyrë inspektor policie në qytetin bregdetar.
Sipas të dhënave të deritanishme ngjarja ka ndodhu në orën 06:25, ndërsa efektivi Lulzim Kastrati dhe disa persona të tjerë që kanë dijeni për çështjen po merren në pyetje në policinë e Durrësit.