Shpëthen bombula e gazit në Korçë, plagoset një person (EMRI)

0

Një bombul gazi që përdorej për gatim ka shpërthyer në një banesë në Korçë dhe për pasojë Klodian Gjoka, 40 vjeç ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Radanec”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.01.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr.17, Korçë, ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit K. Gj., rreth 40 vjeç. Ky shtetas për pasojë ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu