Shpëtohen 1000 mace në Kinë, do të shiteshin për mish derri

0

KINË- Policia në Kinë ka shpëtuar më shumë se 1000 mace nga therja dhe shitja si mish derri ose deleje, raporton CNN. Ishin aktivistët e mirëqenies së kafshëve ata që njoftuan policinë dhe çuan në shkatërrimin e një tregtie të paligjshme.

Policia kapi kamionin që po transportonte macet në qytetin lindor të Zhangjiagang. Ishte e paqartë nëse macet e shpëtuara ishin endacakë apo kafshë shtëpiake. Ata ishin në tranzit në jug të vendit ku do të shërbeheshin si hell derri dhe qengji dhe salcice. Sipas një vlerësimi shitja e mishit të tyre arrinte çmimin prej 20,500 dollarësh.

Kjo nuk është hera e parë që Kina përfshihet në një skandal ushqimor. Ndërsa vendi ka ligje për të rregulluar dhe mbrojtur bagëtinë dhe kafshët e rrezikuara, nuk ka asnjë ligj të përgjithshëm që synon mizorinë e kafshëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu