VELIPOJË- Një 17-vjeçar është shpëtuar ditën e sotme nga mbytja. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në plazhin e Velipojës.
I mituri është shpëtuar nga ekipi i emergjencës dhe nga pushuesit e tjerë në plazh. 17-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.