Fenomeni i shpopullimit ka prekur jo vetëm fshatrat e largët malor,por edhe zonat shumë pranë zonës urbane.Ndonëse fshati Kryezjarr gjendet vetëm 7.5 km larg qytetit të Elbasanit ka nisur të braktiset masivisht nga banorët.Të rinjtë nuk gjejnë mundësi punësimi në fshat, ndaj janë larguar jashtë vendit, ose në qytet.Nga 120 familje që kanë qënë dikur në fshat, sot zor se gjen 30-të.Dëshmi janë këto rrugica bosh ,ku ka plakosur qetësia.
Insert
Në fshat kanë mbetur vetëm të moshuarit.Në mungesë të fuqisë punëtore, tokat kanë mbetur djerrë. E ata që ende nuk kanë ikur listojnë arsyet e shpopullimit.
Edhe shkolla 9-vjecare që arsimonte fëmijët e komunitetit u bë vitë që është mbyllur.Shumë shpejtë duket se vendin e shkollave do ta zënë azilet,thonë të moshuarit.
Fshati ka pamje piktoreske dhe në të mund të zhvillohej shumë mirë agroturizmir dhe buqësia,por në një vend ku nuk ka zhvillim askush nuk dëshiron të kthehet.E në një zonë që nuk ka zhvillim pushteti lokal nuk përpiqet as të sistemojë infrastrukturën dhe të pastrojë plehrat e hedhura kudo.Infoweb Media