Shpreh gadishmëri, Erdogan do të nxisë sërish Putinin për t’u takuar me Zelensky në Turqi

0

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha sot se do t’i thoshte Vladimir Putinit në një bisedë telefonike më vonë sot se ai dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet të bëjnë përpjekje për të adresuar çështjet e rajoneve të Donbasit dhe Krimesë.

Sipas Protothema, duke iu drejtuar gazetarëve në Stamboll, Erdogan tha se telefonata me Putinin do të bëhej në orën 16:00 dhe se ai do të rinovonte ofertën e tij për të pritur bisedimet e paqes midis presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë,

Të njëjtin qëndrim ai ja shprehu edhe Zelenskyt me të cilin zhvilloi një bisedë telefonike dy ditë më parë.

Më herët, ministri i jashtëm i Ukrainës tha se vendi i tij do t’i ishte mirënjohës Turqisë nëse ndihmonte në organizimin e takimit Zelensky-Putin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu