Shqipëri-Serbi, mbyllet pa gola pjesa e parë në “Air Albania”! Manaj gabon nga pika e bardhë e penalltisë

0

Është mbyllur në barazim 0-0 pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Air Albania”. Duhet theksuar se Rei Manaj gaboi në gund të pjesës së parë nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Një pjesë e parë e dominuar totalisht nga kuqezinjtë, të cilët kan tentuar disa herë portën me Mitajn, Manajn, Laçin dhe Hoxhën por pa mundur të shënmojnë.

Kuqezinjtë janë treguar më kërkues dhe luftarakë në fushë, duke rikuperuar disa herë topin në mbrojte dhe janë nisur me shpejhtësi në drejtim të sulmit.

Në 45 minutat e parë kuqezinjtë kanë tentuar 5 herë portën kundërshtare, por vetëm në dy raste topi ka përfunduar në kaudrat, kurse serbët kanë goditur portën e Strakoshës vetëm një herë.