Shqipëria e drejtuar nga Edi Reja ka barazuar sot 1-1 në ndeshjen e luajtur në Abu Dabi ndaj Arabisë Saudite.
Vlen të përmendet fakti se nuk ka pasur media në stadium që të raportojnë për ndeshjen, por thjesht është mësuar rezulati final.
Pjesa e parë është mbyllur me avantazhin e përfaqësueses arabe, falë një penalltie në minutën e 42-të.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë reaguan dhe gjetën golin. Ishin pikërisht dy veteranët kuqezinj, Roshi dhe Bakaj ata që “gatuan” menjëherë golin e barazimit, me sulmuesin i cili gjeti rrjetën në minutën e 47 të duelit.
Formacioni i Shqipërisë
Kastrati, Gurishta, Bitri, Turkaj, Marku, Mala, Deliu, Muçolli, Hadroj, Cikalleshi, Xhixha
U aktivizuan: Roshi, Balaj, Skuka Kallaku, Rrapaj dhe Mitaj