Shqipëria e përqendruar tek skandalet e daljes së të dhënave, Rama në Lezhë injoron çdo gjë dhe mburret: Nuk ka më të mirë se ne, harrojeni

0

Kryeministri, Edi Rama ishte ditën e sotme në Lezhë ku së bashku me kryebashkiakun Pjerin Ndreu dhe zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, kanë inspektuar një pallat të rindërtuar që ishte shembur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Në fjalën e tij Rama anashkaloi zhvillimet e fundit me publikimin e skandalit të të dhënave sensitive të qytearëve por vetëm u përqendrua tek tema për të cilën po zhvillonte vizitën e tij dhe theksoi se sipas tij nuk kishte politikanë më të mirë.

Rama: Më vjen shumë mirë që sonte jam këtu bashkë me një pallat pas. kështu që nuk thotë dot njeri se; ku i ke ato që thua. Më vjen mirë se këtu jo vetëm që janë bërë gati 97 apartamente, por janë bërë gati 97 banesa më të mira, më të bukura dhe më të forta. Kur erdha dhe po shikoja pallatin përballë dhe po imagjinoja se si komshinjtë do rrinë duke i parë sikur kanë faj se atyre nuk iu ra tërmeti. Kjo ka qenë arsyeja që ne të ringrihemi më të fortë. Ajo që nuk të vret të bën më të fortë. Me kujtimin me dhimbje të humbjeve tragjike të jetëve që nuk kemi mundësi t’i kthejmë, Sot po i kthejmë pjesë-pjesë të gjitha familjet pas një periudhë te vështirë. nuk ju kemi lënë vetëm. Sado mbështetje dhe sot janë 100 familje në çadër për arsye të tyre, s’ka si shtëpia. jam i lumtur që shoh gjyshe, fëmijë të vegjël, që do i thonë ‘gëzuar’ njëri-tjetrit në një shtëpi të re. Mbase do të mendohen se politikanët nuk janë të gjithë njësoj. Nga ana tjetër ne nuk jemi më të mirët e mundshëm, por më të mirë se sa ne, harrojeni se ka.

Për ata në Durrës, ata në Tiranë që presin të kthehen në shtëpi, kjo kërkon kohë. Dua t’ju them se asgjë nga ato që kemi thënë nuk është harruar. Gjithçka që kam thënë do të jetë ashtu siç e kam thënë. Zotimet nuk arrihen dot të mbahen aq shpejt sa ti do, por kurrë mos të mendojë askush se i them fjalët sa për të kaluar radhën. Nëse diçka apo disa gjëra nuk arrihen që të bëhen në kohën e premtuar, kjo është se nuk duam. Sot në një vend që është fuqia e 5 e ekonomisë së botës, Italia, ka ende familje në kabina në pritje të shtëpive. Dua të them se ky për mua ka qenë prioritet i prioriteteve. Sot janë 97 familje më pak në mendimet e mia nesër. Tani nuk po merret vesh më se çfarë ndodh, me pandemira dhe tërmete. Brenda vitit të ardhshëm do i kemi të gjitha familjet nëpër shtëpi dhe kujtesa do të jetë në mendje dhe jo në rrënoja. Duke ardhur këtu po shikoja komentet për këtë postimin e kompleksit këtu. Komentet i shoh për të parë se kush e gjen fjalën e keqe. thoshte; s’ka shkallë sigurie. Ky ka dhe ashensor dhe shkallë. Paçi vetëm zjarr dashurie, lumturie, begatie në shtëpitë tuaja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu