Shqipëria i kthen ‘nderin’ Kosovës, dërgon makina të ushtrisë për ta ndihmuar nga përmbytjet (Video)

0

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook një video ku duken mjetet e rënda të Forcave të Armatosura të cilat janë nisur drejt Kosovës për t’ju ardhur në ndihmë disa nga komunave më problematike të prekura nga përmbytjet dhe vërshimet e shkaktuara në dy ditët e fundit.

Kjo ndihmë e Shqipërisë ndaj Kosovës duket se është një kthim “restoje” pasi kujtojmë se në vitin 2019 pas tërmetit të fuqishëm më 26 Nëntor, ku për fat të keq u shënuan dhe 51 viktima, Kosova ishte vendi i parë i cili i erdhi në ndihmë Shqipërisë.

Postimi i plotë i Kryeministrit Rama:

Trupat dhe mjetet tona të Forcave të Armatosura, për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur shumë rëndë nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të jashtëzakonshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu