TIRANE – Federata Shqiptare e Futbollit ka anulluar pjesëmarrjen e Shqipërisë, në një turne miqësor të organizuar nga FIFA me pjesëmarrjen e Algjerisë, Afrikës së Jugut dhe Bolivisë.
Raportohet nga mediat shqiptare se trajneri Sylvinho është kundër pjesëmarrjes në këtë turne, pasi ai kërkon të përballet me ekipe evropiane.
Sikundër duhet Shqipëria ndodhet në grupin “e ferrit” me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë dhe trajneri brazilian dëshiron të zhvillohej miqësore me kombëtare e Kontinentit të Vjetër, që do t’i shërbejnë më tepër kur të filloje “Euro 2024” në Gjermani.
FSHF ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare, por besohet se fjala e Sylvinhos do të jetë përcaktuese. Kështu që Federata po punon për të gjetur kundërshtar për datat e lira të FIFA-s, në mars dhe rivali i parë i mundshëm është Hungaria.
Përveç dy miqësoreve që Shqipëria do të zhvilloj në mars, trajneri Sylvinho do të ketë edhe dy teste të tjera në fundin e muajit maj, ku braziliani do të vendos edhe për ekipin që do të marr me vete në Evropian.