Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, Yuri Kim: Krenar që do të jemi kolegë

0

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim uroi vendin tonë për nisjen e mandatit si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në “Tëitter” përfaqësuesja diplomatike amerikane në vendin tonë shkruan se SHBA ndihet krenare që do të ulet së bashku me Shqipërinë si “kolegë” në njërën prej tryezave më të rëndësishme të botës.

MESAZHI I YURI KIM:

SHBA i uron mirëseardhjen Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së! Krenar që do të ulemi së bashku si kolegë në njërën prej tryezave më të rëndësishme në botë.

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka konfirmoi sot se vendi jonë nis mandatin 2-vjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si anëtarë jo e përhershme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu