Mediat kanë ngritur shqetësimin që po negociohet për të ngrihet një kamp refugjatësh. Problematika qëndron që Shqipëria të pranojë emigrantë nga vende të treta. Kush vende të tjera e kanë këtë?
Zv. Ministri: Është kthyer përgjigje shteruese nga kryeministri, ministrja e Jashtme. Kjo marrëveshje nuk ka lidhje me atë që shkruajnë mediat britanike. Kjo marrëveshje ekziston në vendet e BE-së. Madje do të thoja që është marrëveshje model, për administratën tonë.
Xhaferraj: Do vijnë emigrantë apo jo?
ZV.ministri: Është një marrëveshje që respekton reciprocitetin dhe të drejtat e njeriut. Nuk ka asnjë mundësie që Shqipëria të kthehet në një vend strehues të një numri masiv emigrantësh. Nuk mundet.
Xhaferraj: Çfarë do ndodhi në terren në zbatimin e kësaj marrëveshje?
Zv. Ministri: Ka si objekt së pari shtetasit shqiptar, pastaj shtetasit e vendeve të treta dhe ata tranzit. Pala britanike bën kërkesën dhe bëhet verifikimi. Nëse ky shtetas i vendeve të treta, ose është nisur nga Shqipëria, ose ka pasur një leje qëndrimi nga Shqipëria. Këto janë rastet që merren në shqyrtim nga autoritetet, përcaktohet qartë në prtokolllin e kësaj marrëveshje. Vetëm kur janë kushtet bazuar në të drejtën ndërkombëtare, të drejtën e azilit, vetëm atëherë mund të kthehen në Shqipëri. Sa i përket tranzitit shtetas të vendeve të treta kërkojnë të kthehet në shtetet e origjinës, Shqipëria merr përsipër vetëm të tranzitit, garancinë që do shkojnë në vendin e origjinës e merr pala që e ka inicuar operacionin.
Xhaferraj: Me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje krijohet mundësia që të vijnë emigrantë nga vendet e treta dhe pa shtetësi?
Zv. Ministri: Jo nuk vijnë, nuk është mundësia për të ardhur.