“Shqipëria nuk ka histori huliganizmi”, Shakohoxha për ndeshjen me Serbinë në Elbasan: U luajt si në vaki

0

Në studion e “Top Story-t” u diskutua  për ndeshjen Shqipëri-Serbi, që do të luhet të shtunën në Tiranë.

Komentatori Dritan Shakohoxha u shpreh se Shqipëria nuk ka histori huliganizmi. Sakaq ai foli për ndeshjen me Serbinë në Elbasan, ku tha se u luajt si në vaki.

Ndërsa Jetmir Halili foli për masat e rrepta të sigurisë, ku tha se ka një kufi.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Halili: Them që është tjetër gjë bllokimi. Nuk po them që të mos ketë masa sigurie. Kemi luajtur kundër Serbisë dhe ka qenë vetëm një incident. Nuk po them që të mos merren masat, por e kanë një kufi, nuk mund të injektohet në publik kjo. Sportivisht kemi një diferencë, mendoj se kanë pak më shumë cilësi. Ka nisur me çmimin e biletave që mendoj se është i papërballueshëm, ka nisur me shortin. Nëse Shqipëria shënon gol ne do rrimë si në kinema aty.

Manushi: Kemi inferioritet ne zvogëlohemi me vogël

Shakohoxha: Legenosemi! Shqipëria nuk ka histori huliganizmi. Kam bërë një postim që ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë në Elbasan, si një stadium si në Korenë e veriut. U luajt ndeshja si në vaki.