Shqipëria pro rinovimit të marrëveshjes pesëvjeçare për miqësinë dhe bashkëpunimin me Greqinë

0

Qeveria shqiptare është pro rinovimit të marrëveshjes pesëvjeçare për miqësinë, bashkëpunimin, fqinjësinë e mirë dhe sigurinë mes Greqisë dhe Shqipërisë, pas një propozimi grek.

Ky pakt u nënshkrua mes dy vendeve në vitin 1996 dhe kishte një kohëzgjatje fillestare, nga dita e zbatimit, 20 vjet, e cila përfundoi në vitin 2018. Më pas u rinovua për një periudhë pesëvjeçare, deri në vitin 2023.

Pas skadimit të këtij rinovimi, të dyja palët ranë dakord për rinovimin e tij edhe për pesë vite të tjera.

Ky zhvillim është pjesë e përmirësimit të vazhdueshëm të klimës në marrëdhëniet mes dy vendeve, gjë që u la të kuptohet gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias në Tiranë në tetor 2020, si dhe takimit të tij të fundit me kryeministrin Edi Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu