“Shqipëria të mos trajtohet si plaçkë e 2-3 politikanëve”/ Presidenti Meta publikon videon: Kushtetuta mos ndryshohet kurrë pa referendum nga populli!

0

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që Shqipëria mos trajtohet si plaçkë të 2-3 politikanëve.

Gjatë një video të publikuar në rrjetet sociale, Meta thekson se Kushtetuta të mos ndryshohet pa referendum nga populli. Kreu i Shtetit, e cilëson si dramë ndryshimet kushtetuese të PS-PD të vitit 2008, ku u kalua në lista të mbyllura dhe që sipas tij, kanë sjellë një demokraci fasadë.

Reagimi nga Ilir Meta:
“Shqipëria nuk mund të trajtohet më si plaçkë e 2-3 politikanëve. Për këtë qëllim duhet të shenjtërohet njëherë e përgjithmonë Kushtetuta, që kurrë nuk duhet të ndryshojë më, pa referendum nga populli. Sepse drama e Shqipërisë fillon për fat të keq, në ndryshimet kushtetuese PS-PD të vitit 2008, tek listat e mbyllura, që na sollën tek një demokraci formale dhe fasadë, ku i gjithë populli ka dalë jashtë loje dhe është viktimë e vendimeve, që merren vetëm nga disa individë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu