Manja: Sot kaluam një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Irlandës së Veriut për personat e dënuar. Kjo marrëveshje thjeshton procedurat për transferimin e personave të dënuar, përfituesit janë autoritetet gjyqësore nga të dy vendet por dhe personat e dënuar. Më lejoni të ndaloj, ka pasur sot në disa media se kjo marrëveshje përfshin transferimin e të gjithë refugjatëve, sikur Shqipëria do të trajtojë këto refugjatë. është spekulim i pastër mediatik, ka të bëjë me bashkëpunimin në fushën e çështjeve penale dhe jo me trajtimin e hallexhinjve ne Angli apo vende të tjera të botës, si vend për strehimin e refugjatëve. Shqipëria nuk ka dhe nuk ka pasur bisedime. Ne as nuk jemi në bisedime dhe as nuk do jemi kurrë në bisedime për kamp refugjhatësh.