Anglia na kthen 40 vite mbrapa, ishte viti 1981 kur Shqipëria pësonte 5 gola në pjesën e parë ndaj Gjermanisë në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës, në atë takim kuqezinjtë mundeshin 8-0. Rikthehemi në vitin 2021, kur në wembley, Anglia nuk tregoi asnjë mëshirë ndaj Shqipërisë duke triumfuar me shifrat 5-0. Goli i parë do të vinte në minutën e 9′ me anë të Maguire. Mbrojtësi i Manchester United u harrua dhe me lehtësi shënoi golin e avantazhit.
Një realizim i tillë rëndoi në këmbët e kuqezinjëve, pasi në minutën e 18′ Harry Kane shënoi të dytin, ndërsa 10 minuta më vonë Henderson trefishoi shifrat. Festivali i golave nuk do të përfundonte këtu sepse vetëm disa sekonda nga përfundimi i pjesës së parë Kane me një gjysmë rrofeshatë do të shënonte golin e 5-të.
Në pjesën e dytë, Anglia e uli ritmin,ndërsa Southgate kreu shumë zëvendësime pasi çdo gjë duke e përfunduar. Merr kështu fund aventura e Shqipërisë për vendin e dytë, ndërsa objektivi i vetëm është që kuqezinjtë të fitojnë ndaj Andorrës për të blinduar vendin e tretë.