Shqipërisë, ‘Shpresat’ e Kombëtares pak gjasa për Europian

0

Goli i Bernard Karrica nuk i ka mjaftuar Shpresave të drejtuara nga Alban Bushi për të dalë me pikë nga stadiumi “Fadil Fokrri”.

21-vjeçarët e Kosovës përmbysën rezultatin dhe morën fitoren e dytë në kualifikueset e kampionatit Europian të Futbollit.

Karrica realizoi në minutën e 58 për Shqipërinë, por gëzimi i kuqezinjve zgjati vetëm 8 minuta, pasi Kosova barazoi rezultatin me anë të Krasniqit. Në fund, Arlind Sejdiu i dha fitoren Kosovës në këtë takim.

Pas kësaj ndeshje, Shqipëria mbetet në kuotën e 9 pikëve pas 6 ndeshjeve, në vendin e tretë në grupin e udhëhequr nga Çekia me 13 pikë dhe Anglia me 10 pikë, por me dy ndeshje më pak. Ndërkohë, Kosova mban vendin e pestë me 6 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu