“Shqiponjat” operacion gjatë natës në Gramsh, arrestojnë 4 të rinj

0

Katër të rinj janë arrestuar gjatë natës në qytetin e Gramshit. Mësohet se personat janë vënë në pranga gjatë një operacioni nga forcat Shqiponja, sektori i lëndëve narkotike.

Të rinjtë u shoqëruan në komisariatin e policisë në Elbasan për vijimin e procedurave të mëtejshme hetimore.

Ata pritet të akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, të kryer në bashkëpunim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu